Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cinizëm
cinizëm:

ciníz/ëm,-mi m. 1. filoz., hist. doktrinë filozofike në Greqinë e vjetër, që shpërfillte zakonet, normat shoqërore e kulturën dhe predikonte kthimin në gjendjen primitive e asketizmin. 2. qëndrim shpërfillës e tallës kundrejt normave morale e zakoneve shoqërore; qëndrim i vrazhdë e i pacipë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e liqenit të një hidrocentrali dhe varrezat ishin zhdukur nën të dhe uji dukej i kuq në çastet e muzgut, krejt i kuq dhe, më në fund, për atë kafkën që i kishte të gjithë dhëmbët prej floriri dhe që, kur punëtorët e nxorën, dhëmbët i ndritën befas në diell dhe u duk sikur kafka buzëqeshi me cinizëm për të gjitha këto. Të dyja hullitë anës udhës ishin mbushur me gjethe të verdha dhe shtatoret e parkut të madh dukej sikur mërdhinin midis drurëve të zhveshur. Kur u ngjitën në majë të bregut, panë liqenin artificial që shtrihej midis bregoreve, i gjatë dhe me gjire të shumta, të vogla e të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
carizëm:

caríz/ëm,-mi m. hist. regjimi i carit; monarki absolute me carin në krye.

hipizëm:

hipíz/ëm,-mi m. sport. garë me kuaj.

lirizëm:

liríz/ëm,-mi m. let., art. të qenët lirik; karakteri lirik i një vepre, përmbajtja lirike.

monizëm:

moníz/ëm,-mi m. 1. filoz. doktrinë sipas së cilës bota dhe të gjitha dukuritë kanë vetëm një fillesë a një bazë; kund. dualizëm. 2. libr. sistem politik e shoqëror që pranon udhëheqjen e shtetit dhe përbërjen e qeverisë vetëm nga një parti; ideologji ose pikëpamje që mbështet një sistem të tillë; kund. pluralizëm.

çinim:

çiním,-i m. veprimi sipas foljes.