Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cinik
cinik:

ciník,-u m. sh. -ë(t) 1. ithtar i cinizmit; ai që sillet e vepron me cinizëm. 2. mb. që lidhet me cinizmin a me cinikun, i cinizmit a i cinikut; mospërfillës, përbuzës: qëndrim cinik; buzëqeshje cinike.

Sinonime / Të përafërta:
mospërfillës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...marrë edhe disa prej krijuesve më të mëdhenj botërorë. Humori i përshkon tregimet, por edhe romanin D o n Kis h o t i të krijuesit të madh të renesansës spanjolle, Servantesit; Shekspiri i ka dhënë shprehje gjenialitetit të vet në fushën e tragjedisë por, njëkohësisht, edhe të komedisë; filosofi cinik, Volter, ndërkaq, nuk ka mundur t'i thotë tri fjalë serioze pa ua venë prapa të katërtën humoristike. Megjithëse mund ta dinë se me krijimtarinë humoristike janë marrë edhe shkrimtarët e mëdhenj, një numër jo i vogël njerëzish dhe studjuesish të letërsisë nuk janë të disponuar të çmojnë sa duhet as...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
cilik:

cilí/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. përrua i vogël; rrëke.

çinim:

çiním,-i m. veprimi sipas foljes.

banik:

baník,-e mb. që mbahet përditë; i përdorur, i vjetruar: veshje banike.

cabik:

cabík,-u m. sh. -ë(t) krahin. 1. petës. 2. pjesë trungu të hollë; cubak.

calik:

calík,-u m. sh. -ë(t) 1. kacek, shakull: caliku i farkëtarit. 2. trastë e vogël lëkure, për barinj. 3. tek. oxhaku i minierës.