Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cingun
cingun:

cingún,-e mb., edhe si em., dorështrënguar.

Të ngjashme:
cingël:

cíng/ël,-li m. (cíng/ël,-la f.) sh. -la(t) 1. shkop i shkurtër, të cilin fëmijët e goditin me një shkop më të gjatë; loja me këtë shkop: shkop e cingël; është sa një cingël është shumë i vogël e i imët; / shkop i vogël për të ngritur grackën e zogjve, për të thurur spikun në vegjë etj. 2. xhingël.

cingonë:

cingón/ë,-a f. sh. -a(t) gajde; pipëz, curle.

cingor:

cingór,-i m. acar, cingërimë; cipë e hollë a hell akulli.

cingth:

cingth,-i m. sh. -a(t) 1. cingël. 2. hekur në majën e boshtit të mullirit të blojës, ku mbështetet e vjen rrotull guri i sipërm.

cingull:

cíngu/ll,-lli m. sh. -j(t) fik i vonë, me kokrra të bardha e të vogla.