Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cingerimte
cingërimtë:

cingërímtë (i, e) mb. shumë i ftohtë; i ngrirë; i acartë e i kthjellët: mot i cingërimtë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mokrat, ndreq grunarët, mbush e zbraz thasët. Shokët e batalionit dhe familja më dinë, me siguri, të vrarë. Sikur të më shihnin kështu siç jam, mua, ish-ushtarin "e hekurt", të ngjyer e të zbardhur krejt nga mielli, me kete qeleshe në kokë, do të shqyheshin gazit. 25 shkurt Ditë e cingërimtë. Fryn një erë e marrë që duket sikur do ta shkulë mullirin nga themelet. S'kemi punë. Pak fshatarë në këtë dimër kuturisin të marrin udhën gjer në mulli për të bluar ndonjë thes misër. Arat janë të shkretuara fare këtë vit. Shumë syresh janë kthyer në guraja. Ata që vijnë për të bluar tregojnë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cingërimë:

cingërím/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. të ftohtë i madh e i thatë, acar; ngrica e dimrit. 2. dridhje nga të ftohtët, mornica: kam (më shkojnë) cingërima.

cingërimë:

cingërím/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. zë i hollë, i zgjatur dhe si i çjerrë; të qarët e një kafshe, kuitje, pingërimë. 2. kumbim i hollë e i zgjatur në veshë; tringëllimë.

cingërisje:

cingërísj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. diçka që të ngacmon a të shpon.

cingëlimë:

cingëlím/ë,-a f. sh. -a(t) cingare.

cinxërimë:

cinxërím/ë,-a f. sh. -a(t) kënga e gjinkallës.