Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cingërues
cingërues:

cingërúes,-e mb. 1. i hollë, i çjerrë e i zgjatur: zë cingërues. 2. fig. që ankohet shumë, qaraman.

Sinonime / Të përafërta:
qaraman
Të ngjashme:
hungërues:

hungërúes,-e mb. që hungërin; që i ngjet hungërimës: britmë hungëruese.

cicërues:

cicërúes,-e mb. që nxjerr cicërimë; që është si cicërimë: zë cicërues.

cingëris:

cingërís kal., -a, -ur 1. ngacmoj me dorë a shpoj me diçka; e trazoj që të ecë a të lëvizë nga vendi; përpjek a shkrep urët e zjarrit. 2. fig. ngacmoj, thumboj: ia cingërisi nervat.