Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cingërimë
cingërimë:

cingërím/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. të ftohtë i madh e i thatë, acar; ngrica e dimrit. 2. dridhje nga të ftohtët, mornica: kam (më shkojnë) cingërima.

cingërimë:

cingërím/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. zë i hollë, i zgjatur dhe si i çjerrë; të qarët e një kafshe, kuitje, pingërimë. 2. kumbim i hollë e i zgjatur në veshë; tringëllimë.

Sinonime / Të përafërta:
acar
mornica
pingërimë
tringëllimë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...këtyre baladave ishte ajo e tre vëllezërve muratorë dhe e nuses së vogël, të muruar ne kështjellën që ngrihej ditën dhe rrënohej natën. M'u kujtua mbledhësi i përrallave dhe i dokeve dhe nuk e di ç'më shtyu të nisesha për te Bujtina e dy Robertëve, që ta dëgjoja me veshët e mi baladën. Bënte cingërimë, megjithatë rrugëtova me këmbe. Ndoshta për shkak të gropëzave e llogaçeve të udhës, s'më hiqeshin nga mendja sytë e ujshëm të përrallëtarit të ikur. Porsa dëgjova rreshtat e parë të baladës, e kuptova që ai kishte gisht në përpunimin e saj. Balada ishte ndryshuar. Nuk ishin tre vëllezër...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
cingërim:

cingërím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. cingërimë.

cingërim:

cingërim,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. cingërimë.

cingëlimë:

cingëlím/ë,-a f. sh. -a(t) cingare.

cingërimtë:

cingërímtë (i, e) mb. shumë i ftohtë; i ngrirë; i acartë e i kthjellët: mot i cingërimtë.