Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cingël
cingël:

cíng/ël,-li m. (cíng/ël,-la f.) sh. -la(t) 1. shkop i shkurtër, të cilin fëmijët e goditin me një shkop më të gjatë; loja me këtë shkop: shkop e cingël; është sa një cingël është shumë i vogël e i imët; / shkop i vogël për të ngritur grackën e zogjve, për të thurur spikun në vegjë etj. 2. xhingël.

Të ngjashme:
cangël:

cáng/ël,-la f. sh. -la(t) bised. 1. kapëse e vogël për të mbërthyer rrobat ose për të varur diçka; mbërtheckë. 2. sh. rrecka, zhele. 3. si ndajf. varur, pezull: e mbante këmbën cangël.

cungël:

cúng/ël,-la f. sh. -la(t) cung i vogël.

pingël:

píng/ël,-la f. sh. -la(t) cingël.

qingël:

qíng/ël,-laI f. sh. -la(t) bot. shpendër.

qingël:

qíng/ël,-laII f. sh. -la(t) nënbarkëz: qingla e samarit.