Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cing
cing:

cing onomat. shpreh një tingull a një zhurmë sikur përplasen gotat.

Të ngjashme:
cingo:

cíngo,-ja f. sh. -(t) fletë e hollë prej metali të smaltuar, që përdoret për të bërë enë të ndryshme; enë prej flete të tillë.

cung:

cun/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. pjesë e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë pasi të jetë prerë; kërcu, kërçep; rrënjë a trung hardhie pa degë e pa lastarë: cung lisi (misri, hardhie); e bëj cung cungoj. 2. pjesë e një gjymtyre të prerë të trupit: cungu i dorës.

cung:

cung,-e mb. që e ka një gjymtyrë të trupit të prerë; që ka bishtin a brirët të prerë: e ka bishtin cung.

ling:

ling,-u m. 1. ecje e kafshëve të ngarkesës me hapa shumë të shpejtë, por jo me vrap; ngut, nxitim: e mori udhën me ling. 2. si ndajf. lingthi: iku (erdhi) ling; e mori ling punën.

ring:

rin/g,-gu m. sh. -gje(t) sport. shesh katërkëndësh, i ngritur dhe i rrethuar me tri radhë litarë, ku bëhen ndeshje boksi; boks: u ngjit në ring; ringu profesionist.