Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cimbidh
cimbidh:

cimbídh,-i m. sh. -e(t) 1. mashë zjarri; darë e vogël me buzë të gjera. 2. karficë që mbledh flokët; piskatore.

cimbidh:

cimbídh (cimbis) kal., -a, -ur 1. pickoj. 2. këput një pjesë të vogël; heq qimet me piskatore: cimbidh bukën (lakrorin); cimbidh vetullat. 3. edhe jokal., më shpon lehtë diçka, më sëmbon.

Sinonime / Të përafërta:
piskatore
pickoj
Të ngjashme:
cimbidhe:

cimbídh/e,-ja f. sh. -e(t) gërshërëz e çatisë; brez druri që vihet në mur.

cimbidhem:

cimbídhem (cimbísem) vetv. e cimbidh (cimbis). / pës. cimbídhem (cimbísem).

cimbidhje:

cimbídhj/e,-a (cimbísj/e,-a) f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. e pickuar.

cimbil:

cimbíl,-i m. sh. -ë(t) bodec; bizë.