Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cimbal
cimbal:

cimbál,-i m. sh. -e(t) muz. vegël me dy pjata bronzi, që përplasen sipas ritmit.

Të ngjashme:
cimbël:

címb/ël,-laI f. sh. -la(t) 1. cifël; grimcë. 2. bisk; fundçe duhani. 3. fig. cen: njeri me cimbël.

cimbël:

címb/ël,-laII f. sh. -la(t) bot. barishte e brigjeve shkëmbore, me gjethe të vogla e të mbledhura tufë, që hahet e zier si sallatë.

cimbil:

cimbíl,-i m. sh. -ë(t) bodec; bizë.

cimbur:

cimbúr,-i m. sh. -ë(t) zool. këpushë.

simbol:

simból,-i m. sh. -e(t) 1. shkronjë a shenjë që përdoret në mënyrë konvencionale për të paraqitur një element, një madhësi, një njësi matjeje, një veprim etj.: simbolet e matematikës; simbolet e elementeve kimike. 2. diçka që është zgjedhur nga tradita shoqërore për të paraqitur një ide, një ndjenjë etj.; mishërimi i një ideje a i një ndjenje: simbol i besimit (i dashurisë). 3. let. figurë letrare me anën e së cilës dukuritë e rëndësishme të botës përgjithësohen dhe mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve etj. 4. fig. shembull i lartë për t’u ndjekur: simbol i qëndresës (i heroizmit).