Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cilivi
cilivi:

ciliví,-a f. sh. -(të) shilarës.

Të ngjashme:
çilimi:

çilimí,-u m. sh. -nj(të) bised., edhe fig. fëmijë i vogël, kalama.

cilësi:

cilësí,-a f. sh. -(të) 1. edhe filoz., veti thelbësore, që e dallon dikë a diçka nga një tjetër dhe që na jep mundësi ta njohim e ta vlerësojmë; shkalla e lartë e vlerës ose e dobisë së një sendi, të një veprimi etj.: cilësi trupore (morale); cilësi racore; cilësitë e njeriut (e tokës, e grurit); treguesit e cilësisë; cilësia dhe sasia. 2. drejt. detyra a funksioni i një njeriu, zakonisht për një kohë dhe për një rast të caktuar: në cilësinë e dëshmitarit (e paditësit).

cilido:

cilidó, ciladó sh. cilëtdó, cilatdó pacak. secili prej qenieve ose prej sendeve të një lloji a të një grupi; njëri prej qenieve a prej sendeve të një lloji a të një grupi; kushdo, gjithkush; çdo: cilido që të jetë; flet me cilëndo.

cilinë:

cilín/ë,-a f. sh. -a(t) art. përparëse mëndafshi e qëndisur me ar.

cilivile:

cilivíl/e,-ja f. sh. -e(t) 1. zool. xixëllonjë. 2. fig. vajzë e shkathët dhe e zgjuar. 3. mollë kokërrvogël, e kuqe, që rron për dimër.