Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cilindër
cilindër:

cilínd/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. gjeom. trup gjeometrik me dy rrafshe paralele dhe i rrumbullakët, i cili përftohet nga rrotullimi i një katërkëndëshi kënddrejtë rreth njërës brinjë: sipërfaqja e cilindrit. 2. tek. pjesë e një motori me trajtë të tillë; rul për të sheshuar e për të ngjeshur dheun etj.: cilindër me avull; mulli me cilindër. 3. kapelë burrash e lartë dhe me strehë të rrumbullakët,.

Të ngjashme:
rilindur:

rilíndur (i, e) mb. që është rilindur.

rilindës:

rilíndës,-i m. sh. -(it) hist. përfaqësues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare; përfaqësues i Rilindjes evropiane: veprat e rilindësve.

cilinë:

cilín/ë,-a f. sh. -a(t) art. përparëse mëndafshi e qëndisur me ar.