Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cilik
cilik:

cilí/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. përrua i vogël; rrëke.

Sinonime / Të përafërta:
rrëke
Të ngjashme:
calik:

calík,-u m. sh. -ë(t) 1. kacek, shakull: caliku i farkëtarit. 2. trastë e vogël lëkure, për barinj. 3. tek. oxhaku i minierës.

ciklik:

ciklík,-e mb. 1. që përsëritet rregullisht sipas një cikli, që bëhet me cikle; rrethor: lëvizje ciklike; prodhim ciklik. 2. që përbën një tërësi të lidhur nga përmbajtja: suitë ciklike vallesh. 3. kim. që ka ndërtim unazor.

cinik:

ciník,-u m. sh. -ë(t) 1. ithtar i cinizmit; ai që sillet e vepron me cinizëm. 2. mb. që lidhet me cinizmin a me cinikun, i cinizmit a i cinikut; mospërfillës, përbuzës: qëndrim cinik; buzëqeshje cinike.

filik:

filí/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. ilik. 2. syth.

cili:

cíl/i,-a sh. -ët, -at përem. 1. pyet. përdoret kur pyesim drejtpërdrejt ose tërthorazi për një frymor ose për një send, të cilin zakonisht e dallojmë nga të tjerët; kush: cilin takove?; me cilën ishte?; e cili e pranon këtë?; e cili nuk e di?! 2. pacak. përdoret për të dalluar një frymor ose një send prej të tjerëve të llojit të vet; kush: ja cila qenka!; ja cilët kërkoi!