Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cilido
cilido:

cilidó, ciladó sh. cilëtdó, cilatdó pacak. secili prej qenieve ose prej sendeve të një lloji a të një grupi; njëri prej qenieve a prej sendeve të një lloji a të një grupi; kushdo, gjithkush; çdo: cilido që të jetë; flet me cilëndo.

Sinonime / Të përafërta:
kushdo
gjithkush
çdo
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...jo për të thjeshtin Murrash Zenebisha. Nganjëherë mendoja se mos kishte shkuar të vdiste për t'i dhënë fund grindjes në familje (ju nuk e dini ç'është një ferr kunatash), por edhe kjo s'ishte e besueshme. Për familjen e Zenebishajve s'ishte dëgjuar kurrë as gjysmë fjale. Herëherë pyesja veten: cilido të ishte shkaku i dëshirës për flijim, ia kishte treguar vallë gruas ç'kishte ndër mend të bënte? E kishte pranuar ajo vallë flijimin e tij? Ishte e pamundur te besohej një gjë e tillë. Kurse nganjëherë mendoja se mos ndoshta nuk e donte gruan e vet. Ikte herë pas here natën, kishte thënë ajo...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...farefisnore e martesore të Kastriotëve me shumë familje fisnike të tjera, si Muzakajt, Arianitët, Stres Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët), Balshajt etj.. Mbi të gjitha ishte personaliteti i vetë Skënderbeut që bëri të mundur daljen e tij në krye të jetës politike e ushtarake të Shqipërisë. Më tepër se cilido anëtar tjetër i Besëlidhjes Shqiptare, Skënderbeu kishte të gjitha cilësitë për drejtimin me sukses të luftës. Ai i njihte shumë mirë mundësitë ekonomike, financiare e ushtarake të vendit të vet. Ndërsa karriera e tij në radhët e kuadrove ushtarakë osmanë e kishte bërë Skënderbeun njohës po aq...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
cilinë:

cilín/ë,-a f. sh. -a(t) art. përparëse mëndafshi e qëndisur me ar.

cilivi:

ciliví,-a f. sh. -(të) shilarës.

secilido:

secilidó, seciladó pacak. secili.

cilik:

cilí/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. përrua i vogël; rrëke.

cili:

cíl/i,-a sh. -ët, -at përem. 1. pyet. përdoret kur pyesim drejtpërdrejt ose tërthorazi për një frymor ose për një send, të cilin zakonisht e dallojmë nga të tjerët; kush: cilin takove?; me cilën ishte?; e cili e pranon këtë?; e cili nuk e di?! 2. pacak. përdoret për të dalluar një frymor ose një send prej të tjerëve të llojit të vet; kush: ja cila qenka!; ja cilët kërkoi!