Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cili
cili:

cíl/i,-a sh. -ët, -at përem. 1. pyet. përdoret kur pyesim drejtpërdrejt ose tërthorazi për një frymor ose për një send, të cilin zakonisht e dallojmë nga të tjerët; kush: cilin takove?; me cilën ishte?; e cili e pranon këtë?; e cili nuk e di?! 2. pacak. përdoret për të dalluar një frymor ose një send prej të tjerëve të llojit të vet; kush: ja cila qenka!; ja cilët kërkoi!

cili:

cíl/i (i), -a (e) sh. -ët (të), -at (të) përem. lidhor. përdoret për të lidhur një fjali të varur dhe shënon qenien a sendin e përmendur në fjalinë e mëparshme; që: premtimin, të cilin e kishim dhënë me dëshirë, e plotësuam deri në fund.

Sinonime / Të përafërta:
kush
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...P A R A T H Ë N I E Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh. Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...për kualitete më të larta; është afër menç se njeriu, që ka aftësi të dyshojë, jo vetëm për të dyshuar, në pohimet e autoriteteve, por pse sheh më larg, do të mundë të sjellë ide, mendime, pohime origjinale. Dyshimi i njeriut të prirur nuk ka asgjë të përbashkët me dyshimin e Thomajt të shenjtë, i cili nuk besonte në fjalët e njëmbëdhjetë apostujve të tjerë që thonin se e kishin parë Jezuin, prandaj donte ta shihte vetë dhe t'i fuste gishtërinjtë në plagët e tij. Ky është dyshim intelektual i njerëzve me prirje dhe aftësi të rrallë, që dyshojnë në mënyrë krijuese. Ky dyshim s'ka të bëjë me skepticizimin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...nxori që brenda setrës së vet të çuditshme. -Shenja e të plotfuqishmit duhet të vihet në vend, - thanë ata pothuaj me një gojë. Konti, me sytë e lodhur, të skuqur anëve, vështronte herë peshkopin, herë sekretarin e vet. Po vështrimi i tyre ishte si i topitur përpara kësaj të panjohure. - E cili është ky zoti juaj? - pyeti kryezoti ynë. Ata lëshuan prapë një kokolëmsh fjalësh, por lëmshi këtë herë ishte aq i koklavitur, sa m'u desh një kohë e dyfishtë ta ftilloja. Shpjeguan se zoti i tyre nuk ishte as dukë, as baron, as princ, por ishte një pasunar, që kishte blerë kohët e fundit xehet...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...varrosur para disa dhjetëvjeçarësh, kthehet në simbol të goditur të asaj paqeje që, përherë, vetëm në pamje të jashtme është e tillë. Kufomat, edhe pas njëzet vjetësh, mund të vrasin sërish, mund të kryejnë ende, tinëzisht, rolin e tyre prej ushtari. (...) Që nëpërmjet këtij gjenerali italian, i cili vjen të kërkojë të vetët" dhe që, gjatë endjeve të tij, takohet me një gjenerallejtënant gjerman të ngarkuar me të njëjtin mision, ka një kritikë therëse ndaj të gjitha llojeve të fashizmit, kjo duket fare hapur. Por Ismail Kadareja, përtej ushtrive musoliniane apo hitleriane, që dogjën...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...mendjen e tij, sekretari i dytë, pa kurrfarë hyrjeje në temë, i tha se partia e çmonte punën e tij si dramaturg, çka e tregonte fakti që ishte thirrur në Komitet të Partisë për një problem për të cilin të tjerët jepnin sqarime në hetuesi. Pa e mbaruar frazën, ai ktheu kryet nga i panjohuri, i cili merrej me mend se vinte andej. Tjetri dukej i qetë në fytyrë, gati-gati buzëqeshës. - Kemi nevojë për një sqarim, më saktë dy-tri sqarime të thjeshta, - tha ai, duke i ulur sytë mbi ca letra që mbante përpara. - Besoj se do të na ndihmoni. - Patjetër, - u përgjigj dramaturgu. Tek akti i dytë...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
cilik:

cilí/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. përrua i vogël; rrëke.

zili:

zilí,-a f. dëshirë e fuqishme për të pasur ose për të arritur diçka; ndjenja e lakmisë ose e keqdashjes ndaj dikujt; smirë, resë: e ka zili; i shtiu zilinë; e sheh me zili; plasi nga zilia.

bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.

bile:

bilé pj. bised. madje.