Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cilësor
cilësor:

cilësór,-e mb. 1. që lidhet me cilësinë, i cilësisë; nga cilësia: dallime (ndryshime) cilësore. 2. gjuh. përcaktor; cilësues: mbiemër cilësor; fjali cilësore; analizë cilësore (kim.) studimi i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar elementet e saj.

cilësor:

cilësór,-i m. sh. -ë(t) gjuh. përcaktor.

Sinonime / Të përafërta:
përcaktor
cilësues
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ekonomisë ilire. Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i Damastionit. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. Bie në sy...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
cilësoj:

cilës/ój kal., -óva, -úar libr. 1. e vlerësoj dikë a diçka sipas cilësive që ka; e karakterizoj sipas një vetie a një tipari; e quaj, e çmoj: e cilësoj të aftë (më të mirin); e cilësuan fajtor. 2. përcaktoj qenien e dikujt a të diçkaje dhe e dalloj nga të tjerët: e cilësoi me emër. / pës. cilësóhem.

cakësor:

cakësór,-e mb. që ndodhet në cakun e diçkaje, i cakut, skajor.

malësor:

malësor,-i m. sh. -ë(t) banor i malësisë ose me prejardhje nga malësia.

miqësor:

miqësór,-e mb. 1. që mbështetet në miqësi, që është për të mirën e miqve; që shpreh miqësi, mirëdashës: marrëdhënie (ndihmë) miqësore; vështrim miqësor. 2. sport. që nuk zhvillohet për kampionat: ndeshje miqësore.