Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cilësoj
cilësoj:

cilës/ój kal., -óva, -úar libr. 1. e vlerësoj dikë a diçka sipas cilësive që ka; e karakterizoj sipas një vetie a një tipari; e quaj, e çmoj: e cilësoj të aftë (më të mirin); e cilësuan fajtor. 2. përcaktoj qenien e dikujt a të diçkaje dhe e dalloj nga të tjerët: e cilësoi me emër. / pës. cilësóhem.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...filxhanët e kafesë, çka tregonte se heshtja ishte e bezdisshme. Fantazma e partizanit të vrarë pas krahëve, te bregu i kënetës, në fund të aktit të dytë, iu përhi përsëri. ... ... Ne njihemi ende pak, - tha Rudiani, - megjithatë do të më lejoni t'ju bëj një pyetje të... të... . s’di si ta cilësoj... të drejtpërdrejtë... domethënë... të keqe... - Sytë e hetuesit mbetën të ngrirë, ashtu siç i zunë ato fjalë. - A jam nën përgjim të fshehtë? Hetuesi u drodh. - Jo, - tha me zë të prerë, të ftohtë. - Fjalën e nderit, ndonëse ju nuk e besoni ndoshta këtë për një nëpunës si unë. Fjala ime e...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
cilësor:

cilësór,-e mb. 1. që lidhet me cilësinë, i cilësisë; nga cilësia: dallime (ndryshime) cilësore. 2. gjuh. përcaktor; cilësues: mbiemër cilësor; fjali cilësore; analizë cilësore (kim.) studimi i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar elementet e saj.

cilësor:

cilësór,-i m. sh. -ë(t) gjuh. përcaktor.

bijësoj:

bijës/ój kal., -ói, -úar e bëj bijë në shpirt, bijoj. / pës. bijësóhem.

birësoj:

birës/ój kal., -óva, -úar drejt. e bëj bir a bijë në shpirt. / pës. birësóhem.

cicëroj:

cicër/ój jokal., -óva, -úar 1. nxjerr tinguj të hollë, të dridhur e të këndshëm: cicërojnë zogjtë. 2. fig. flas shpejt, me zë të hollë e të ëmbël: cicërojnë fëmijët.