Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cilësi
cilësi:

cilësí,-a f. sh. -(të) 1. edhe filoz., veti thelbësore, që e dallon dikë a diçka nga një tjetër dhe që na jep mundësi ta njohim e ta vlerësojmë; shkalla e lartë e vlerës ose e dobisë së një sendi, të një veprimi etj.: cilësi trupore (morale); cilësi racore; cilësitë e njeriut (e tokës, e grurit); treguesit e cilësisë; cilësia dhe sasia. 2. drejt. detyra a funksioni i një njeriu, zakonisht për një kohë dhe për një rast të caktuar: në cilësinë e dëshmitarit (e paditësit).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sypozohet se duhet t'i studjojnë. Ata bëhen vetëm përcjellës, transmetues të rezultateve hulumtuese të të tjerëve në vend se të jenë vetë krijues, hulumtues. Mediokritete mund të ketë posaçërisht shumë edhe në jetën politiko-shoqërore dhe, sikundër e dëshmon përvoja jetësore, këto mediokritete, me cilësitë e tyre, e kompletojnë akoma më shumë portretin e mediokritetit në përgjithësi. Disa prej mediokriteteve të jetës politiko-shoqërore janë modiokritete vetëvetiu, pse kanë lindur dhe janë formuar si mediokritete, domethënë janë gjysmakë sua sponte, kurse disa të tjerë janë mediokritete përdhunë,...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri. Futja në përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike. Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëhere për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
cilësim:

cilësím,-i m. veprimi sipas foljes: cilësim i drejtë; cilësim juridik (drejt.).

cilivi:

ciliví,-a f. sh. -(të) shilarës.

cili:

cíl/i,-a sh. -ët, -at përem. 1. pyet. përdoret kur pyesim drejtpërdrejt ose tërthorazi për një frymor ose për një send, të cilin zakonisht e dallojmë nga të tjerët; kush: cilin takove?; me cilën ishte?; e cili e pranon këtë?; e cili nuk e di?! 2. pacak. përdoret për të dalluar një frymor ose një send prej të tjerëve të llojit të vet; kush: ja cila qenka!; ja cilët kërkoi!

cili:

cíl/i (i), -a (e) sh. -ët (të), -at (të) përem. lidhor. përdoret për të lidhur një fjali të varur dhe shënon qenien a sendin e përmendur në fjalinë e mëparshme; që: premtimin, të cilin e kishim dhënë me dëshirë, e plotësuam deri në fund.

bijësi:

bijësí,-a f. drejt. lidhja ligjore e fëmijës me prindërit; birëri.