Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cikues
cikues:

cikúes,-e mb., edhe si em., që ngacmon e thumbon të tjerët.

Të ngjashme:
pikues:

pikúes,-i m. 1. shufër hekuri me majë për të hapur vrima në një send të metaltë. 2. pikës.

ankues:

ankúes,-e mb. 1. që shpreh ankim; vajtues: me zë ankues. 2. edhe si em., drejt. që paraqit një ankesë.

birues:

birúes,-i m. sh. -(it) 1. zool. kandërr, larvat e së cilës shpojnë vrima në pemët: biruesi i fikut; biruesi i ullirit; biruesi i hardhisë. 2. fig. keq. ai që fut hundët kudo, biramel.

cenues:

cenúes,-e mb., edhe si em., që cenon dikë a diçka: fjalë cenuese.

ciknos:

ciknós kal., -a, -ur e bëj të zërë ciknë: ciknos qumështin.