Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cikon
cikon:

cik/ón jokal. v. III, -ói, -úar lëshon cik, hirron; nxjerr lëng (për pemët).

Sinonime / Të përafërta:
hirron
Të ngjashme:
ciklon:

ciklón,-i m. sh. -e(t) meteor. erë shumë e vrullshme, e shpejtë si shtjellë, zakonisht me reshje të dendura; dredhë, shakullinë: cikloni dhe anticikloni.

cikoj:

cik/ój kal., -óva, -úar 1. prek lehtë, cek. 2. fig. ngacmoj, thumboj: e cikoi keq. / pës. cikóhem.

cikol:

cikól,-i m. sh. -e(t) bised. majole; kodër me majë: cikolcikol.

çikoj:

çik/ój kal., -óva, -úar stërpik.

bidon:

bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).