Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ciknë
ciknë:

cíkn/ë,-a (cíkm/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. acar, ngricë; brymë që bie në mot me acar: ditë me ciknë 2. pjesa e djegur dhe e ngjitur në fund të enës: cikna e gjellës; zuri ciknë.

Sinonime / Të përafërta:
acar
ngricë
Të ngjashme:
cinkë:

cínk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. trishtil.

cikë:

cík/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog pak më i madh se trumcaku, me krahë të përhimë në të verdhë dhe me bark të bardhemë.

cikas:

cíkas ndajf. cekash: luaj cikas.

cikat:

cikát jokal. v. III, -i, -ur ushton, jehon: më cikat veshi.

cikël:

cík/ël,-li m. sh. -le(t) 1. varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që përsëriten rregullisht brenda një kohe të caktuar; koha kur kryhen e përsëriten këto dukuri e shndërrime: cikël i plotë (i mbyllur); cikël vjetor; cikli i prodhimit. 2. varg njohurish, veprash letrare etj., që sipas përmbajtjes formojnë një tërësi më vete; rrethi i njohurive të mësimit, që jepen në shkollë sipas ndarjes në vite: cikël vjershash (këngësh, tregimesh); cikli i kreshnikëve; cikël leksionesh (ligjëratash); klasat e ciklit të ulët.