Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ciklopik
ciklopik:

ciklopík,-e mb. libr. shumë i madh, vigan: mure ciklopike.

Sinonime / Të përafërta:
vigan
Të ngjashme:
ciklik:

ciklík,-e mb. 1. që përsëritet rregullisht sipas një cikli, që bëhet me cikle; rrethor: lëvizje ciklike; prodhim ciklik. 2. që përbën një tërësi të lidhur nga përmbajtja: suitë ciklike vallesh. 3. kim. që ka ndërtim unazor.

ciklop:

ciklóp,-i m. sh. -ë(t) 1. mit. vigan me një sy në mes të ballit, katalan. 2. zool. lloj gaforreje grabitqare me një sy përpara.