Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ciklop
ciklop:

ciklóp,-i m. sh. -ë(t) 1. mit. vigan me një sy në mes të ballit, katalan. 2. zool. lloj gaforreje grabitqare me një sy përpara.

Të ngjashme:
ciklon:

ciklón,-i m. sh. -e(t) meteor. erë shumë e vrullshme, e shpejtë si shtjellë, zakonisht me reshje të dendura; dredhë, shakullinë: cikloni dhe anticikloni.

cifloj:

cifl/ój kal., -óva, -úar i heq një cifël a disa cifla; e bëj cifla, ashkëloj: e cifloi pjatën (murin); cifloi një copë dru.

ciflos:

ciflós kal., -a, -ur cifloj.

cikalor:

cikalór,-e mb., edhe si em., pikëlor, çikalor.

cikalos:

cikalós kal., -a, -ur e bëj me pika të vogla.