Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ciklik
ciklik:

ciklík,-e mb. 1. që përsëritet rregullisht sipas një cikli, që bëhet me cikle; rrethor: lëvizje ciklike; prodhim ciklik. 2. që përbën një tërësi të lidhur nga përmbajtja: suitë ciklike vallesh. 3. kim. që ka ndërtim unazor.

Sinonime / Të përafërta:
rrethor
Të ngjashme:
cilik:

cilí/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. përrua i vogël; rrëke.

çikrik:

çikrík,-u m. sh. -ë(t) 1. mjet me një rreth, që rrotullohet zakonisht me këmbë dhe shërben për të dredhur ose për të mbështjellë fillin; mjet i tillë ku mblidhet litari i kovës së pusit. 2. rrotë e madhe druri me fletë e me kova, e cila nxjerr ujë duke u rrotulluar nga rrjedha. 3. tek. makara; mekanizëm me makara. 4. rrotë e vogël penjsh.

biblik:

biblík,-e mb. fet. që lidhet me biblën, i biblës; që është karakteristik për biblën: shoqëri biblike; figurë (gjuhë) biblike.

ciklon:

ciklón,-i m. sh. -e(t) meteor. erë shumë e vrullshme, e shpejtë si shtjellë, zakonisht me reshje të dendura; dredhë, shakullinë: cikloni dhe anticikloni.

ciklop:

ciklóp,-i m. sh. -ë(t) 1. mit. vigan me një sy në mes të ballit, katalan. 2. zool. lloj gaforreje grabitqare me një sy përpara.