Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cikerrime
cikërrimë:

cikërrím/ë,-a f. sh. -a(t) çikërrimë.

çikërrimë:

çikërrímë,-a f. kryes. sh. -a(t) 1. sende të vogla të përdorimit të përditshëm: dyqan çikërrimash. 2. fig. punë a diçka tjetër fare e vogël dhe pa ndonjë vlerë të madhe: merret me çikërrima.

Të ngjashme:
çikërrim:

çikërrím,-i m. veprimi sipas foljeve: çikërrimi me baltë.

bukërrime:

bukërrím/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) bram.

hakërrimë:

hakërrím/ë,-a f. sh. -a(t) britmë e fortë; qortim e kërcënim; egërsi: i foli me hakërrimë.

picërrimë:

picërrím/ë,-a f. sh. -a(t) zë i dobët: u dëgjua një picërrimë.