Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cike
cikë:

cík/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog pak më i madh se trumcaku, me krahë të përhimë në të verdhë dhe me bark të bardhemë.

çikë:

çík/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. copë e vogël, grimë: çika letre (balte); çikë e thërrime; copë e çikë. 2. pikë e vogël uji; vendi ku pikon çatia; gjerbë; diçka shumë e vogël: çika uji; zë çikat e çatisë; një çikë ujë (bukë) pak ujë (bukë); asnjë çikë aspak; çikë e nga një çikë pak nga pak. 3. pjesë kohe shumë e shkurtër: një çikë herë; për një çikë për pak, pothuaj; prit një çikë! prit pak! 4. njollë e vogël në lëkurë; pika e syrit, lulëz: çika të zeza; gjarpër me çika. 5. shkëndijë, xixë: çikat e zjarrit (e urorit). 6. zool. xixëllonjë: çikat e natës. 7. fig. pjesa më e zgjedhur, balli, lulja: çika e trimërisë; burrë (trim) me çika (fig.) burrë (trim) i rrallë.

çikë:

çík/ë,-aII f. sh. -a(t) vajzë.

çikë:

çík/ë,-aIII f. sh. -a(t) zool. zog i vogël shtegtar, me pupla ngjyrë ulliri e të bardheme në pjesën e poshtme: çikë e vogël zog i vogël me kaçul të verdhë dhe me dy vija të bardha në krahë.

Të ngjashme:
ceke:

cék/e,-ja f. sh. -e(t) enë e cekët; xhezve njëshe.

cime:

cím/e,-ja f. sh. -e(t) zool. 1. cironkë. 2. gjuhcë.