Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cikël
cikël:

cík/ël,-li m. sh. -le(t) 1. varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që përsëriten rregullisht brenda një kohe të caktuar; koha kur kryhen e përsëriten këto dukuri e shndërrime: cikël i plotë (i mbyllur); cikël vjetor; cikli i prodhimit. 2. varg njohurish, veprash letrare etj., që sipas përmbajtjes formojnë një tërësi më vete; rrethi i njohurive të mësimit, që jepen në shkollë sipas ndarjes në vite: cikël vjershash (këngësh, tregimesh); cikli i kreshnikëve; cikël leksionesh (ligjëratash); klasat e ciklit të ulët.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...baritore të fshatarëve të Rugovës dhe në to më së shpeshti përmenden grykat, malet, bjeshkët, tëbanat, kostarët, malësoret, gjyshet, gjyshat, tufat, gurrat dhe rekuizitat e tjera që, rëndom, e përcjellin një poezi rustikale. Në njëfarë mënyre të gjitha këto këngë janë, sikundër i quan vetë poeti në një cikël të përmbledhjes së dytë Engjujt e rrugëve, kangë arkaike, si me tonin ashtu edhe me disponimin që i karaterizon ato. Azem Shkreli më rrallë ka mundur t'i shohë të këqiat dhe plagët e jetës së fshatit se sa të mirat dhe ekzotikën e saj, prandaj në vjershat e tij, shpesh është shprehur një ndjenjë e...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...figurave dhe ngjarjeve reale me legjendarizimin e trashëguar prej epikës heroike. Skënderbeu në këto këngë bën të njëjtat mrekulli si Shën Gjergji në letërsinë biblike dhe vdekja e tij përshkruhet me të njëjtin vajtim të botës, natyrës, qiellit, tokës dhe njerëzve si kryqëzimi i Krishtit. Me këtë cikël ka studiues që bashkojnë edhe këngën e Gjorg Golemit (Gjergj Arianitit), bashkëkohës i Skënderbeut, mbledhur e botuar për herë të parë në vitet 30 të shek. XX. Këngët epike dhe legjendat që i ruajnë arbëreshët e Italisë, të larguar nga Shqipëria qysh në shek. XV, të cilat me pak ndryshime i gjejmë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
cikol:

cikól,-i m. sh. -e(t) bised. majole; kodër me majë: cikolcikol.

çikël:

çík/ël,-laI f. sh. -la(t) grimë; cifël: çikla guri (dheu); çikël e pikël copë e çikë; / cirkë, stërkitë: çiklat e ujit (e pështymës).

çikël:

çík/ël,-laII f. sh. -la(t) bice (në lojën e doçes).

çikël:

çík/ël,-laIII f. sh. -la(t) bot. barishte e vendeve të thata e shkëmbore, me kërcellin të mbuluar me gjethe e me lule të verdha.

cakël:

cák/ël,-la f. sh. -la(t) kapë e vogël të lashtash, misri etj.: cakla gruri.