Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cik
cik:

ci/k,-kuI m. sh. -qe(t) 1. buza e një ene, e një thesi etj.: cik më cik buzë më buzë, plot e përplot. 2. fig. vlugu, kulmi, pisku: ciku i dimrit (i verës); në cik të vapës; në cik të rinisë.

cik:

cik,-uII m. hirra e kosit a e djathit të njomë; llurbë: ciku i verës.

cik:

cik kal., -a, -ur prek lehtë; cek. / pës. cíket.

çik:

çik,-u m. sh. -a(t) fjalë e thënë me thumb ose veprim për të ngacmuar dikë, që të ndeshet a të matet për diçka; shkas; ngacmim: flet me çik; i hodhi (kërkon) çik.

çik:

çikI kal., -a, -ur cek: mos e çik;

çik:

çikII kal., -a, -ur bëj çika-çika; grij.

Sinonime / Të përafërta:
vlugu
pisku
llurbë
cek