Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cijame
cijamë:

cijám/ë,-a f. sh. -a(t) zëri i hollë e i zgjatur i minjve ose i disa zogjve jokëngëtarë; pingërimë.

Sinonime / Të përafërta:
pingërimë
Të ngjashme:
cikamë:

cikám/ë,-a f. sh. -a(t) ushtimë e veshit, jehonë e vogël.

bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajame.h; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajame.; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

cigare:

cigár/e,-ja f. sh. -e(t) duhan i grirë e i mbështjellë me letër të hollë si gypth: cigare me filtër; letër cigareje; paketë cigaresh; dredh një cigare.

cigane:

cigán,-e, -ia f. sh. -e(t).

cijatje:

cijátj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. cijamë.