Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cijamë
cijamë:

cijám/ë,-a f. sh. -a(t) zëri i hollë e i zgjatur i minjve ose i disa zogjve jokëngëtarë; pingërimë.

Sinonime / Të përafërta:
pingërimë
Të ngjashme:
cikamë:

cikám/ë,-a f. sh. -a(t) ushtimë e veshit, jehonë e vogël.

cijat:

ciját jokal., -a, -ur nxjerr një zë të hollë e të zgjatur; pingëron: cijatin minjtë (zogjtë); cijatin fëmijët; cijatin rrotat e qerres.

cikomë:

cikóm/ë,-a f. sh. -a(t) bised. spango; litar i hollë prej liri: cikoma e samarit.

cokamë:

cokám/ë,-a f. sh. -a(t) tingulli që dëgjohet kur cokatim.

dhjamë:

dhjám/ë,-i m. sh. -ëra(t) 1. lëndë organike e butë, e lyrshme, e patretshme në ujë, që ndodhet në trupin e njeriut dhe të kafshëve; yndyrë shtazore: dhjami i brendshëm dhjami i veshkave dhe i barkut të bagëtive; vë (zë) dhjamë majmem, ngjallem; iu tret dhjami u dobësua; gjak e dhjamë t’u bëftë! (ur.) për diçka që ha ose pi; i ngriftë dhjamët e syrit! (mallk.) vdektë! 2. -(t) as. zorrë ose copë dhjami që del nga zgavra e barkut dhe që shket poshtë saj kur ngrihen e mbarten pesha shumë të rënda etj.; sëmundja që shkaktohet nga kjo shkarje, rrënxim: i doli dhjamët (dhjami).