Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cigare
cigare:

cigár/e,-ja f. sh. -e(t) duhan i grirë e i mbështjellë me letër të hollë si gypth: cigare me filtër; letër cigareje; paketë cigaresh; dredh një cigare.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...forcë në fytyrë dhe ata ngritën qafëzat. Pas gjysmë ore, makinat e tyre ecnin me shpejtësi drejt Tiranës. Gjenerali ktheu kokën nga prifti, që vështronte i heshtur përjashta. Fytyra e këtij ishte e nemitur dhe pa asnjë shprehje. Gjenerali e kuptoi se nuk kishte asgjë për t'i thënë dhe ndezi një cigare. Pastaj vështroi përsëri tutje. Spikamat e tokës së huaj i shihte të përthyera e të shtrembëruara nga vijat e ujit, që rridhnin nëpër qelq. Që larg u dëgjua një vërshëllimë lokomotive. Gjenerali u mundua të kuptonte nga do të kalonte treni, nga ana e tij apo nga ana e priftit. Treni kaloi...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cingare:

cingár/e,-ja f. sh. -e(t) zile a këmborë e vogël: më mbeti cingare më mbeti si barrë.

cigane:

cigán,-e, -ia f. sh. -e(t).

bigaçe:

bigáç/e,-a f. sh. -e(t) shkop me bigë; furkaçe.

cilore:

cilór/e,-ja f. sh. -e(t) mbulesë tryeze.

cimarte:

cimárt/e,-ja f. sh. -e(t) bot. shkurre e viseve bregdetare, me gjethe të vogla e me lule të verdha, që lidhin kokrra të zeza.