Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cifund
cifund:

cifúnd,-i m. sh. -e(t) gyp në fund të lugut të mullirit, që çon ujin me forcë mbi fletët e rrotës.

Të ngjashme:
pafund:

pafúnd (i, e) mb. 1. që nuk ka fund e anë; që shtrihet aq shumë sa nuk i duken kufijtë; i paanë: në qiellin e pafund; fushë e pafund. 2. që është në sasi të pallogaritshme; i shumtë: pasuri e pafund fjalësh. 3. që zgjat shumë kohë; që vijon pa ndërprerje: pritje e pafund. 4. fig. shumë i fuqishëm, i pakufishëm: dashuri i pafund.

cibun:

cibún,-i m. (cibún/e,-ia f.) sh. -e(t) veshje e sipërme prej shajaku, e hapur përpara, e gjatë deri në gju me gjysma mëngësh ose pa mëngë: cibune burrash (grash).

fund:

fund,-i m. sh. -e(t) 1. pjesa e poshtme e një vendi të thelluar ose e një ene, e një arke, e një anieje etj.; diçka e paktë që ka mbetur në këtë pjesë; pjesa e poshtme mbi të cilën mbështetet diçka; vendi ku një gjymtyrë a një organ lidhet me trupin ose ku një degë lidhet me trungun; rrëzë: fund ranor (i detit); fundi i pusit; fundi i kazanit; fundi i arkës (i hambarit); fundi i murit (i shtyllës); fundi i krahut (i këmbës); ra (u zhyt) në fund; e preu lisin në fund; e piu me fund (deri në fund) e piu të gjithë; i nxori (i gjeti) fundin (një ene) e hëngri a e piu të gjithë ç’kishte në të; zuri fundin e barkut hëngri fare pak. 2. caku ku mbaron diçka në hapësirë; pjesa në mbarim të kësaj hapësire; skaji më i largët; mbarim; kund. krye, fillim: fundi i fushës (i vargmalit); fundi i rreshtit; fundi i cigares bishti i cigares; në fund të listës; fundi i romanit; pa anë e pa fund i pamatshëm. 3. veshje e sipërme grash nga mesi e poshtë: fund me pala. 4. sh. -ra(t) mbeturina, fundërrina: fundrat e duhanit. 5. caku ku mbaron diçka në kohë; pjesa e kohës që lidhet me këtë cak; mbarim, përfundim; kund. fillim: fundi i vitit (i muajit, i javës); fundi i lojës (i mbledhjes); i jap fund (diçkaje) e përfundoj, e kryej; më në fund si përfundim; tekefundit. 6. edhe fig. bised. vdekje: i erdhi fundi.

çifute:

çifút,-e, -ja f. sh. -e(t).

çifut:

çifút,-i m. sh. -ë(t) 1. pjesëtar i një populli që banonte në Palestinë deri në fillim të erës së re; banor vendës i kësaj popullsie në Izrael ose me prejardhje nga kjo popullsi; hebre. 2. fig. bised., keq. njeri dorështrënguar, ai që shikon përfitimin e vet.