Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cifel
cifël:

cíf/ël,-la f. sh. -la(t) copë e vogël, e hollë ose me majë të mprehtë, që shkëputet nga një send i fortë: cifël guri (xhami); cifël druri spicë; cifël predhe.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e lëmë për në mbrëmje. Po pa më thoni njëherë, si ia kaluat? - Keq, - tha gjenerali. - Rrugët ishin shumë të vështira: Veç kësaj, na vdiq një punëtor. - Vdiq? Pse? Ju ndodhi ndonjë e papritur? - Jo. U infektua. - Nga se? - Nuk u mor vesh mirë. Ndoshta, nga ndonjë eshtër, ndoshta nga ndonjë cifël hekuri. Gjenerallejtënanti bëri një shenjë habie. - Sigurisht, do t'i paguani dëmshpërblim familjes. Gjenerali pohoi me krye. - Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë male, - tha pas pak. - Keni për të parë edhe më. - Jo, ne mbaruam, - tha gjenerali. - Kjo ishte dalja e fundit. - Mbaruat? Sa mirë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cefël:

céf/ël,-la f. sh. -la(t) 1. lëvore e hollë e kokrrave të drithit, e farave, e vezëve etj.; gujavë. 2. leskër; copë e vogël e shumë e hollë, cifël: cefla suvaje; cefël xhami (guri).

cibël:

cíb/ël,-la f. sh. -la(t) sternë: ujë cible.

cikël:

cík/ël,-li m. sh. -le(t) 1. varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që përsëriten rregullisht brenda një kohe të caktuar; koha kur kryhen e përsëriten këto dukuri e shndërrime: cikël i plotë (i mbyllur); cikël vjetor; cikli i prodhimit. 2. varg njohurish, veprash letrare etj., që sipas përmbajtjes formojnë një tërësi më vete; rrethi i njohurive të mësimit, që jepen në shkollë sipas ndarjes në vite: cikël vjershash (këngësh, tregimesh); cikli i kreshnikëve; cikël leksionesh (ligjëratash); klasat e ciklit të ulët.

cufël:

cúf/ël,-la f. sh. -la(t) 1. flokë të trashë bore; shtëllungë fare e vogël; tufë e vogël fijesh: cufla leshi. 2. si ndajf. pezull, si pendë, si pupël: e çoi cufël.

cikol:

cikól,-i m. sh. -e(t) bised. majole; kodër me majë: cikolcikol.