Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cicërimë
cicërimë:

cicërím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zëri i zogjve kur cicërojnë: cicërima e dallëndysheve (e trumcakëve). 2. fig. e folur e shpejtë dhe me zë të hollë e të ëmbël: cicërima e fëmijëve.

Të ngjashme:
cicërim:

cicërím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. cicërimë.

cërcërimë:

cërcërím/ë,-a f. sh. -a(t) cërcëritje2.

cikërrimë:

cikërrím/ë,-a f. sh. -a(t) çikërrimë.

cingërimë:

cingërím/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. të ftohtë i madh e i thatë, acar; ngrica e dimrit. 2. dridhje nga të ftohtët, mornica: kam (më shkojnë) cingërima.

cingërimë:

cingërím/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. zë i hollë, i zgjatur dhe si i çjerrë; të qarët e një kafshe, kuitje, pingërimë. 2. kumbim i hollë e i zgjatur në veshë; tringëllimë.