Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cicë
cicë:

cíc/ë,-a f. sh. -a(t) fëm. sisë.

Sinonime / Të përafërta:
sisë
Të ngjashme:
cikë:

cík/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog pak më i madh se trumcaku, me krahë të përhimë në të verdhë dhe me bark të bardhemë.

cimë:

cím/ë,-aI f. sh. -a(t) det. litar i trashë për të lidhur anijen në breg; litar: hodhi (mblodhi) cimën.

cimë:

cím/ë,-aII f. sh. -a(t) bot. tufë lulesh nga e njëjta nyjë e kërcellit të bimës.

cipë:

cíp/ë,-a f. sh. -a, -a(t) 1. lëvore e hollë, lëkurë, vemesë; shtresë e hollë në sipërfaqen e diçkaje: cipa e qepës; cipa e qumështit; cipë akulli; / anat. lëkurë a ind i hollë që vesh një organ, membranë: cipa e qelizës (e trurit, e barkut); cipë dhjami. 2. bised. pëlhurë e hollë; basmë; shami koke për gra: cipë për fustan; hodhi cipën e zezë u vesh në të zeza në shenjë zie. 3. bised. sipërfaqja e diçkaje: cipa e ujit (e liqenit). 4. fig. bised. turpi e sedra që ka një njeri i ndershëm: njeri me (pa) cipë; i ka plasur cipa; plasi cipa, doli kripa (fj. u.). 5. fig. mbulesë, perde: i hodhi cipën (një ngjarjeje).

cirë:

cír/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lëvorja e drurit. 2. trung pa degë.