Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cfeng
cfëng:

cfëng kal. dhe jokal., -a, -ur ngordh.

Të ngjashme:
fëng:

fën/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. bot. barishte shumëvjeçare e kullotave, me gjethe të ashpra si të tërshërës së egër. 2. fëngishtë.

aheng:

ahén/g,-gu m. sh. -gje(t) bised. 1. argëtim me saze e me këngë popullore; përmb. këngët e meloditë popullore në një festë; sazet popullore: ahengu shkodran; këngë ahengu. 2. fig. keq. dëfrim i shthurur me pije e rrëmujë.

cengë:

céng/ë,-a f. sh. -a(t) shami, me të cilën i lidhin gojën të vdekurit: të lidhsha cengën! (mallk.) vdeksh!

cfingj:

cfingj,-i m. sh. -a(t) zool. bishtatundës.

rreng:

rren/g,-gu m. sh. -gje(t) dredhi ose diçka tjetër e keqe që i bëhet fshehurazi dikujt; lodër me djallëzi në kurriz të një tjetri: i luajti (i punoi) një rreng; ia ka bërë për rreng; ia pa rrengun ia pa të keqen.