Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cfagë
cfagë:

cfág/ë,-a f. sh. -a(t) pëlhurë merimange.

Të ngjashme:
çfarë:

çfárë pyetës. 1. përdoret kur pyesim për natyrën, llojin, tiparet ose veçoritë e dikujt a të diçkaje, për punën e një njeriu ose për lidhjet e tij me të tjerët etj.; ç; cili; kush; përdoret kur kërkojmë të thuhet edhe një herë ajo që s’është dëgjuar a s’është kuptuar mirë: çfarë ke?; çfarë do?; çfarë pune bën?; - Çfarë? Thuaje edhe një herë, të lutem! 2. përdoret kur shprehim habi, kur nënkuptohet përgjigjja mohuese “asgjë” ose përgjigjja pohuese “gjithçka, çdo gjë; çmos”; ç’: çfarë trimi!; çfarë guximi!; e çfarë nuk bëri! 3. përdoret kur nisim të tregojmë ose kur e mbyllim tregimin, kur shprehim kënaqësi, zemërim, përçmim etj. ose kur shprehim veprimin a gjendjen në mënyrë të theksuar nëpërmjet përsëritjes së foljes; ç’: ja çfarë paska bërë!; u bë çfarë u bë…; u tha çfarë u tha…

çfarë:

çfárë lidhor. përdoret me kuptimin “ai (ajo, ata, ato) që; gjithçka që”; ç: ha çfarë të duash; mos harro çfarë të thanë.

cangë:

cáng/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb., bised. 1. pemë e papjekur dhe e fortë: fik cangë. 2. fig. njeri i papjekur nga mendja.

cengë:

céng/ë,-a f. sh. -a(t) shami, me të cilën i lidhin gojën të vdekurit: të lidhsha cengën! (mallk.) vdeksh!

cergë:

cérg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. qilim ose mbulesë e ashpër leshi: cergë e dhirtë; / tendë me një mbulesë të tillë: cergat e stanit. 2. pëlhurë e hollë, tis: cergë e mëndafshtë (e pambuktë); cergë basmaje; kryes. sh. rrecka, lecka, zhele: mblodhi cergat. 3. pëlhurë merimange.