Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cezurë
cezurë:

cezúr/ë,-a f. sh. -a(t) let. pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit; muz. pushim që shënon ndarjes e ritmit në një melodi: cezurë fundore.

Të ngjashme:
cekur:

cekúr (i, e) mb. që është cekur.

celulë:

celúl/ë,-a f. sh. -a(t) 1. biol. qelizë. 2. hist. njësia më e vogël organizative e Partisë Komuniste dhe e Rinisë Komuniste të Shqipërisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vitet e para pas Çlirimit. 3. muz. bulëz: celulë melodike.

censurë:

censúr/ë,-a f. kontrolli i veprave para se të botohen a të shfaqen; kontrolli i letrave, i telegrameve etj. para se t’u dorëzohen marrësve; organ që merret me këtë detyrë: censurë ushtarake (shtetërore); kaloi pa censurë (edhe fig.) kaloi pa kontroll, lirisht.

cinurë:

cinúr/ë,-a f. sh. -a(t) kapaku i syrit, qepallë; qerpik.

veturë:

vetúr/ë,-a f. sh. -a(t) automjet i vogël udhëtimi, zakonisht me katër rrota e për katër veta.