Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ceze
cezë:

céz/ë,-a f. sh. -a(t) bised. gyp; lëfyt.

Të ngjashme:
beze:

béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.

cece:

cecé,-ja f. zool. mizë e vendeve të Afrikës, që shkakton sëmundjen e gjumit ose helmim.

ceke:

cék/e,-ja f. sh. -e(t) enë e cekët; xhezve njëshe.

meze:

méz/e,-ja f. sh. -e(t) [mezé,-ja f. sh. -(të)] 1. gjell. pjatë me qofte a me sallam, me djathë etj., që shtrohet për të shoqëruar pijen. 2. bised. pjesa më e zgjedhur e një ushqimi, e një pijeje etj.; / fig. lezeti, kripa e diçkaje: ishte mezja e muhabetit.

reze:

réz/e,-ja f. sh. -e(t) 1. rrip i shkurtër prej hekuri me një grep, që mbërthehet në derë, në dritare etj. për ta mbyllur, duke e futur grepin në një unazë: i vë rezen mbyll. 2. unazë e vogël hekuri, në të cilën kapet e varet diçka: rezja e ziles.