Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cerrik
cërrik:

cërrík,-u m. sh. -ë(t) dru ku varen vargje duhani, qepësh etj. për t’u tharë; varg që varet në këtë dru.

çerrik:

çerrík,-u m. sh. -ë(t) rrjetë si shportë me një dru të gjatë, që përdoret për të kapur peshk.

Të ngjashme:
perrik:

perrík,-u m. bised. pakicë; zgrip: e kishin ujin me perrik.

cërrak:

cërrák,-u m. sh. -ë(t) zog i vogël pule i sapodalë nga veza.

cërril:

cërríl,-i m. sh. -a(t) zool. mëllenjë e bardhë, mullibardhë.

cërrit:

cërrít (cërrís) kal., -a, -ur cingëris; thumboj: e cërriti në zemër. / pës. cërrítem.