Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cermeli
cermëli:

cermëlí,-u m. sh. -nj(të) zool. cinxami.

Sinonime / Të përafërta:
cinxami
Të ngjashme:
fermele:

fermelé,-ja f. sh. -(të) etnogr. jelek i gjatë pa mëngë, i qëndisur me fije ari ose argjendi: fermeleja e nuses.

zerdeli:

zerdelí,-a f. sh. -(të) bot. kajsi me bërthamë të hidhur.

cermë:

cérm/ë,-aI f. mjek. 1. mahisja e kyçeve, që shoqërohet me mpirje, dridhje e dhembje; përdhes. 2. ngërç: e zuri cerma.

cermë:

cérm/ë,-aII f. raki e fortë: cermë rrushi.