Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cerme
cermë:

cérm/ë,-aI f. mjek. 1. mahisja e kyçeve, që shoqërohet me mpirje, dridhje e dhembje; përdhes. 2. ngërç: e zuri cerma.

cermë:

cérm/ë,-aII f. raki e fortë: cermë rrushi.

Sinonime / Të përafërta:
përdhes
ngërç
Të ngjashme:
cergë:

cérg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. qilim ose mbulesë e ashpër leshi: cergë e dhirtë; / tendë me një mbulesë të tillë: cergat e stanit. 2. pëlhurë e hollë, tis: cergë e mëndafshtë (e pambuktë); cergë basmaje; kryes. sh. rrecka, lecka, zhele: mblodhi cergat. 3. pëlhurë merimange.

cërre:

cërr/e,-ja f. sh. -e(t) zool. cirlë.

çerte:

çért/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) vjet. çerturina.

dermë:

derm/ë,-a f. anat. lëkurë.