Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cerium
cerium:

ceriúm,-i m. kim. metal i rrallë, i butë e me ngjyrë të hirtë, që përdoret në disa lidhje metalesh (simboli Ce).

Të ngjashme:
cezium:

ceziúm,-i m. kim. metal alkalin shumë i butë, me ngjyrë të argjendtë, që përdoret në gypat e ndriçimit etj. (simboli Cs).

cërim:

cërim,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. cërimë.

barium:

bárium,-i m. kim. metal i butë me ngjyrë të argjendtë (simboli Ba): oksidi i bariumit; sulfati i bariumit.

helium:

hélium,-i m. kim. gaz i plogët dhe shumë i lehtë, pa shije e pa erë, që nuk digjet (simboli He).

serum:

serúm,-i m. sh. -e(t) biol., mjek. lëng me ngjyrë të verdheme, që veçohet kur mpikset gjaku; lëng i tillë nga gjaku i kafshëve, që përpunohet për ta përdorur për parandalimin e disa sëmundjeve: serum kundër tetanosit (kundër helmeve).