Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cerime
cërimë:

cërím/ë,-a f. sh. -a(t) cëritje2.

cërim:

cërim,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. cërimë.

Të ngjashme:
perime:

perím/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) emërtim i përgjithshëm për bimë barishtore si qepët, spinaqi, domatet, specat, patatet, karotat etj.; zarzavate: perime gjethore perime të cilave u përdoren vetëm gjethet si ushqim; supë me perime.

cermë:

cérm/ë,-aI f. mjek. 1. mahisja e kyçeve, që shoqërohet me mpirje, dridhje e dhembje; përdhes. 2. ngërç: e zuri cerma.

cermë:

cérm/ë,-aII f. raki e fortë: cermë rrushi.

cerium:

ceriúm,-i m. kim. metal i rrallë, i butë e me ngjyrë të hirtë, që përdoret në disa lidhje metalesh (simboli Ce).