Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cergar
cergar:

cergár,-i m. sh. -ë(t) cergatar; endacak.

Sinonime / Të përafërta:
endacak
Të ngjashme:
cergare:

cergár,-e, -ja f. sh. -e(t).

cerber:

cerbér,-i m. sh. -ë(t) 1. mit. kafshë e përfytyruar si qen i egër me tri kokë, i cili ruan hyrjen në botën e përtejme. 2. fig. libr. rojtar i pamëshirshëm, qen roje.

cergatar:

cergatár,-i m. sh. -ë(t) ai që nuk është ngulur në një vend banimi, endacak.

cergos:

cergós kal., -a, -ur 1. mbuloj me cergë. 2. fig. e mbuloj që të mos duket; ia zë sytë, e pengoj që të shohë të vërtetën.

dertar:

dertár,-e mb. edhe si em., që ka shumë derte; që vuan shpirtërisht nga brengat dhe nga hallet; që shqetësohet për brengat dhe për hallet e të tjerëve: njeri dertar.