Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cergë
cergë:

cérg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. qilim ose mbulesë e ashpër leshi: cergë e dhirtë; / tendë me një mbulesë të tillë: cergat e stanit. 2. pëlhurë e hollë, tis: cergë e mëndafshtë (e pambuktë); cergë basmaje; kryes. sh. rrecka, lecka, zhele: mblodhi cergat. 3. pëlhurë merimange.

Sinonime / Të përafërta:
tis
rrecka
zhele
Të ngjashme:
cengë:

céng/ë,-a f. sh. -a(t) shami, me të cilën i lidhin gojën të vdekurit: të lidhsha cengën! (mallk.) vdeksh!

cermë:

cérm/ë,-aI f. mjek. 1. mahisja e kyçeve, që shoqërohet me mpirje, dridhje e dhembje; përdhes. 2. ngërç: e zuri cerma.

cermë:

cérm/ë,-aII f. raki e fortë: cermë rrushi.

cergar:

cergár,-i m. sh. -ë(t) cergatar; endacak.

cergos:

cergós kal., -a, -ur 1. mbuloj me cergë. 2. fig. e mbuloj që të mos duket; ia zë sytë, e pengoj që të shohë të vërtetën.