Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ceremonial
ceremonial:

ceremoniál,-i m. libr. 1. veprimet që bëhen gjatë një ceremonie; libri i ceremonive: ceremonial diplomatik; ceremoniali i dasmës. 2. -, -e mb. që lidhet me ceremoninë, i ceremonisë; që bëhet me ceremoni ose sa për etiketë: mbledhje (vizitë) ceremoniale.

Të ngjashme:
ceremoni:

ceremoní,-a f. sh. -(të) 1. veprimtari për të kremtuar a për të përkujtuar një ngjarje të shënuar; festim, kremtim: ceremoni zyrtare (solemne, fetare); ceremonia e martesës (e varrimit, e pagëzimit). 2. kryes. sh. -ra(t) bised. mënyrë e stërholluar e sjelljes me etiketë të tepruar: pa shumë ceremonira.