Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ceremoni
ceremoni:

ceremoní,-a f. sh. -(të) 1. veprimtari për të kremtuar a për të përkujtuar një ngjarje të shënuar; festim, kremtim: ceremoni zyrtare (solemne, fetare); ceremonia e martesës (e varrimit, e pagëzimit). 2. kryes. sh. -ra(t) bised. mënyrë e stërholluar e sjelljes me etiketë të tepruar: pa shumë ceremonira.

Sinonime / Të përafërta:
festim
kremtim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e pamundur kryerja e misionit. Pastaj, me mundim, ishte përpjekur të merrte veten. Trysninë e pamjes armiqësore të tokës, e sidomos të maleve, ishte munduar ta përballte me ndjenjën e krenarisë për misionin e tii. Copëra fjalimesh e artikujsh, dromca bisedash, himne. kuadro filmash, ceremoni, fletë kujtimesh, kambana; e gjithë kjo rezervë e fundosur në ndërgjegjen e tij po ngrihej ngadalë në sipërfaqe. Mijëra nëna në vendin e tij prisnin eshtrat e bijve të tyre. E, pra, ai do t'ua shpinte. Ai do ta kryente mirë detyrën e tij madhore e të shenjtë. Nuk do të kursente asgjë. Asnjë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...të botës shpirtërore. Si shfaqje e re dhe kryesore janë ritonet, enë jo të zakonshme me katër këmbë me grykë vezake të vendosur pjerrtas me një dorezë të madhe në pjesën e sipërme të trupit dhe të lyera me bojë të kuqe. Këto ritone sipas mendimit të shumë studiuesve duhet të kenë shërbyer në ceremoni rituale kushtuar kulteve të rëndësishme, siç është ai i pjellorisë së tokës, i nënës së madhe, kulte që ishin të lidhura me riprodhimin e jetës, me pjellorinë e tokës e të bagëtisë, të cilat ishin degët bazë të ekonomisë. Një kult tjetër i epokës neolitike është ai i varrimit të fëmijëve në...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ceremonial:

ceremoniál,-i m. libr. 1. veprimet që bëhen gjatë një ceremonie; libri i ceremonive: ceremonial diplomatik; ceremoniali i dasmës. 2. -, -e mb. që lidhet me ceremoninë, i ceremonisë; që bëhet me ceremoni ose sa për etiketë: mbledhje (vizitë) ceremoniale.

erëmon:

erëm/ón jokal. v. III., ói, -úar lëshon erë; kundërmon.