Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cerber
cerber:

cerbér,-i m. sh. -ë(t) 1. mit. kafshë e përfytyruar si qen i egër me tri kokë, i cili ruan hyrjen në botën e përtejme. 2. fig. libr. rojtar i pamëshirshëm, qen roje.

Të ngjashme:
berber:

berbér,-i m. sh. -ë(t) ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët e të rruajë, floktar. * bëhet berber në kokën e tjetrit e mëson diçka në kurriz të tjetrit.

çember:

çembér,-i m. sh. -ë(t) 1. shami koke prej nape të bardhë, zakonisht e qëndisur. 2. cipë dhjami që mbështjell përbrendëset e bagëtisë.

verbër:

vérbër (i, e) mb., edhe si em., 1. që nuk sheh fare: fëmijë (plak) i verbër; shkolla e të verbërve; alfabet për të verbrit. 2. që nuk kupton se ç’ndodh rreth tij, që nuk e sheh një të vërtetë të qartë: njeri i verbër. 3. fig. që bën si i thonë të tjerët pa u menduar; që nuk mbështetet tek arsyeja e te gjykimi i shëndoshë; i pakontrolluar: vegël e verbër (e dikujt) (keq.); ka besim të verbër; inat i verbër. 4. që nuk drejtohet nga njeriu, i vetvetishëm; i rastit: forcat e verbra të natyrës forcat shkatërruese të natyrës; e kapi një plumb i verbër. 5. edhe fig., që është i mbyllur, pakrye: rrugë e verbër.

cergar:

cergár,-i m. sh. -ë(t) cergatar; endacak.

fermer:

fermér,-i m. sh. -ë(t) pronari ose qiramarrësi i fermës; bujk.