Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cer
cër:

cër,-i m. onomat. bised. pisku i vapës, zheg.

Sinonime / Të përafërta:
zheg
Të ngjashme:
ber:

ber,-i m. sh. -e(t) 1. hark; lakesë: beri i urës. 2. bot. barishte me kërcell të gjatë, të fortë e me gjemba; / shigjetë prej kërcellit të saj: hark e ber. 3. zool. shigjetull.

car:

car,-i m. sh. -ë(t) hist. titulli i perandorit ose i mbretit në disa shtete sllave; ai që e mbante këtë titull.

cek:

cek kal., -a, -ur 1. prek lehtë, çik: i ceku dorën. 2. fig. e prek një çështje shkurt, zë në gojë, përmend: e ceku kalimthi. / pës. céket v. III.

cem:

cem,-i m. sh. -a(t) përrua malor me ujë shumë të ftohtë e të kulluar.

cen:

cen,-i m. sh. -e(t) 1. e metë; gjymtim nga një sëmundje etj.: njeri me cen; e la me cen; punë pa cen. 2. fig. zakon i keq, ves; njollë: me cen. e me huqe; e ka një cen.